01 · Program
Hifz
Memorizimi i Kuranit
Program për ata që dëshirojnë ta mësojnë dhe ta mbajnë Kuranin në zemrat e tyre, përmes një plani të organizuar dhe përsëritjes së vazhdueshme.
Akademi · Shkollë e Kuranit dhe e shkencave të tij
Akademia Tenzil i udhëheq nxënësit në memorizimin, përforcimin dhe përsosjen e Kuranit përmes një programi të strukturuar, përsëritjes së vazhdueshme dhe kujdesit të mësuesit.

Memorizim · Përforcim · Përsosje
Misioni ynë
Qëllimi ynë nuk është vetëm memorizimi i faqeve, por ruajtja e tyre në zemër dhe në kujtesë përmes disiplinës, përsëritjes dhe udhëzimit të vazhdueshëm.
وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ
“E vërtetë se ky (Kurani) është shpallje (zbritje) e Zotit të botërave.”
Surja Esh-Shuara, 26:192
Rreth Akademisë Tenzil
“Të jetojmë çdo frymëmarrje me Kuranin, ëndrra e çdo besimtari.”
Sepse besojmë se Kurani nuk është vetëm për t’u recituar, por për të ndriçuar zemrat, për të udhëhequr mendjen dhe për të qenë shoqëruesi ynë në çdo etapë të jetës.
do besimtar ëndërron ta ketë Kuranin pranë vetes, ta lexojë, ta mësojë, ta kuptojë dhe të jetojë sipas tij. Pikërisht kjo ëndërr është bërë themeli i Akademisë Tenzil.
Ne besojmë se mësimi i Kuranit nuk është vetëm një proces i memorizimit të ajeteve, por një rrugëtim që e afron njeriun me Allahun dhe e zbukuron jetën e tij me fjalën e Tij.
Si fillim kemi hapur dy programe: klasën e memorizimit (Hifz) dhe klasën e përforcimit (Itkan) për hafizët që dëshirojnë ta ruajnë dhe ta përsërisin vazhdimisht Kuranin.
Ky është vetëm fillimi. Me lejen e Allahut, Akademia Tenzil do të zgjerohet me programe të tjera, si Texhvidi, Kiraetet, Tefsiri dhe shkenca të tjera të Kuranit, me dëshirën që të bëhet një vend ku çdo dashamirës i Kuranit gjen dijen dhe dritën e Kuranit.
Programet tona
Akademia Tenzil është vendi ku dashuria për Kuranin shndërrohet në përkushtim, mësim dhe vazhdimësi. Përmes programeve tona, synojmë t’i ndihmojmë nxënësit të ndërtojnë një lidhje të fortë me Kuranin.
01 · Program
Memorizimi i Kuranit
Program për ata që dëshirojnë ta mësojnë dhe ta mbajnë Kuranin në zemrat e tyre, përmes një plani të organizuar dhe përsëritjes së vazhdueshme.
02 · Program
Përforcimi i Kuranit
Për hafizët që kanë përfunduar memorizimin dhe dëshirojnë ta ruajnë, ta forcojnë dhe ta mbajnë të gjallë lidhjen e tyre me Kuranin.
03 · Në të ardhmen
Së shpejtiTexhvid · Kiraete · Tefsir
Me lejen e Allahut, Akademia Tenzil do të zgjerohet edhe me fusha të tjera të shkencave të Kuranit, si Texhvidi, Kiraetet, Tefsiri dhe shumë degë të tjera që lidhen me Librin e Allahut.
Metoda Tenzil
Çdo hap ndërtohet mbi hapin e mëparshëm. Nxënësi nuk kalon përpara pa e forcuar atë që ka mësuar.
Nxënësi dëgjon faqen me vëmendje, derisa tingëllimi i saj bëhet i njohur.
Kuptimi i ajeteve e bën memorizimin më të thellë dhe më të qëndrueshëm.
Faqja përsëritet me qetësi, pa nxitim, derisa të qëndrojë vetë në kujtesë.
Nxënësi e lexon para mësuesit, i cili korrigjon, dëgjon dhe konfirmon.
Faqet e fundit forcohen përpara se të vijë mësimi i ri.
Përsëritja e madhe rikthen pjesët e përfunduara, që të mbeten të forta.
Udhëzim i vazhdueshëm
Mësuesi ndjek pozicionin, përsëritjen dhe përparimin e çdo nxënësi. Nxënësi e di qartë çfarë duhet të mësojë, çfarë duhet të përsërisë dhe ku duhet të vazhdojë.
Mesazhi ynë
“Le ta bëjmë Kuranin ibadet, jo vetëm adet.”
Kurani nuk është vetëm për t’u lexuar me gjuhë, por për t’u përjetuar me zemër. Kur lidhemi me të me sinqeritet, e kuptojmë dhe përpiqemi ta zbatojmë, ai bëhet dritë në jetën tonë, qetësi në zemrat tona dhe rrugë që na afron më shumë me Allahun.
Sepse përparimi ndërtohet çdo ditë.
Sepse ajo që përsëritet, ruhet.
Sepse çdo nxënës ka ritmin dhe rrugëtimin e vet.
Bëhu pjesë e akademisë
Nëse dëshironi të ndiqni një program të strukturuar të memorizimit dhe përforcimit të Kuranit, aplikoni për t’u bërë pjesë e Akademisë Tenzil.
